Monday, 13. April 2026
Sport

City ishin gjiganta ndaj Dortmundit, Foden i pazëvendësueshëm

GS 05/11/2025 1 Min. Lesezeit

Manchester City ka shënuar fitoren e tretë sezonale në Champions League.

Para tifozëve vendas, skuadra angleze shënoi fitore bindëse ndaj Borusia Dortmundit, me rezultat 4-1.

Phil Foden hapi serinë e golave në minutën e 22-të.

Shtatë minuta më vonë, Erling Haaland dyfishoi rezultatin.

Foden realizoi përsëri në minutën e 57-të, pë rezultatin 3-0.

Në minutën e 72-të, Anton Waldemar shënoi golin e nderit për Dortmundin.

Për rezultatin final, u përkujdes Rayan Cherki, me golin e shënuar në minutën e 90+1.

Me këtë fitore, Manchester City shkon në kuotën e 10 pikëve dhe renditet në vendin e katërt, derisa Dortmund ka grumbulluar 7 pikë.

Teilen: