Monday, 13. April 2026
Sport

Natë e veçantë për Gjimshitin, 300 ndeshje me Atalantan, në triumfin në Champions League

GS 06/11/2025 1 Min. Lesezeit

Skuadra e Atalantas mbrëmë shënoi një fitore të madhe ndaj Marseille me rezultatin 0:1 në Ligën e Kampionëve.

Kapiteni i Kombëtares së Shqipërisë, Berat Gjimshiti, ishte më i miri në fushë.

“Flashscore” e ka vlerësuar futbollistin shqiptar me notën më të lartë, 7.7.

Përveç se ishte më i miri, kjo natë ishte speciale për Gjimshitin. Ai bëri paraqitjen e tij të 300-të me fanellën e klubit italian.

Teilen: