• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, November 7, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

As as Alonso, as Verstappen, Hamilton flet për ‘pilotin më të kompletuar’ që ka njohur

06/11/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Në prag të Çmimit të Madh të Meksikës, Lewis Hamilton kujtoi njërin prej rivalëve kryesorë të karrierës së tij. Britaniku, që ka ndarë pistën me pilotë si Max Verstappen, Fernando Alonso dhe madje edhe Michael Schumacher, tha se asnjëri prej tyre nuk është “piloti më i kompletuar” me të cilin ka garuar.

Në një intervistë për ESPN, përpara fundjavës së garës në Meksiko City, Hamilton foli për marrëdhënien e ngushtë që ruan me Sebastian Vettel, me të cilin ka krijuar një miqësi të veçantë ndër vite. “Kam një marrëdhënie të shkëlqyer me Sebastianin,” tha ai. “Për mua, nga të gjithë pilotët që kam njohur gjatë karrierës sime, ai është piloti më i kompletuar në çdo kuptim.”

Megjithatë, Hamilton sqaroi se nuk e kishte fjalën vetëm për aspektin sportiv: “Kur them ‘pilot i kompletuar’, e kam fjalën për njeriun. Dikush me empati, me mirëkuptim dhe jashtëzakonisht ambicioz.”

Edhe pse ishin rivalë të ashpër për titullin gjatë dueleve mes Mercedes-it dhe Ferrari-t në sezonet 2017 dhe 2018, respekti mes tyre nuk mungoi kurrë. “Ai është njeri që di të vërë mënjanë garën. E kupton se ekziston diçka më e madhe se ne vetë. Nuk është egoist dhe gjithmonë përpiqet të bashkojë njerëzit. Më pëlqen mënyra si përdor ndikimin e tij,” shtoi Hamilton.

Britaniku rrëfeu se Vettel ka qenë pranë tij në momente të vështira: “Ai ishte aty për mua në një periudhë shumë të vështirë. Tani është i lumtur, ka një familje të mrekullueshme dhe ne vazhdojmë të jemi në kontakt. Më mbështet gjatë fundjavave të garave, më dërgon mesazhe… dhe unë do t’i jem gjithmonë mirënjohës për këtë lidhje.”

Hamilton e përfundoi me vlerësim të veçantë: “Jam jashtëzakonisht krenar për Sebastianin për gjithçka që bën. Ka gjetur pasione të reja dhe flet hapur për to. Ka shumë empati, mendon për të ardhmen e fëmijëve të tij dhe për planetin. Është një shembull për gjeneratat e reja. Flasim shpesh për këto gjëra.”

Next Post

Vasseur: Ferrari në Brazil i karikuar dhe optimist pas dy podiumeve në garat e fundit

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.