Monday, 13. April 2026
Sport

Kategoria e Parë në RTSH/ Java e 11-të luhet në tre ditë, duele të forta dhe përballje interesante

GS 06/11/2025 1 Min. Lesezeit

Java e 11-të e Kategorisë së Parë do të luhet e ndarë në tre ditë, duke nisur të premten me duelin Burreli – Pogradeci, që do të zhvillohet në orën 14:00.

Katër takimet e tjera të kësaj jave do të luhen të shtunën, po në orën 14:00. Pas dy fitoreve radhazi, Kastrioti, që po kalon një moment shumë të mirë në kampionat, do të përballet me AF Luftëtarin.

Korabi pret Kukësin në shtëpi, ndërsa Lushnja do të luajë ndaj Ilirisë. Në stadiumin “Luzi i Vogël” do të zhvillohet ndeshja Besa – Laçi.

Java e 11-të do të mbyllet të dielën me përballjen Apolonia – Skënderbeu, që do të luhet në stadiumin “Loni Papuçiu”, në orën 14:00.

Java 11  

Burreli–Pogradeci          07.11.2025 14:00

Besa–Laçi                 08.11.2025 14:00

Kastrioti–AF Luftëtari     08.11.2025 14:00

Korabi-Kukësi              08.11.2025 14:00

Lushnja–Iliria                  08.11.2025 14:00

Apolonia–Skënderbeu      09.11.2025 14:00

Teilen: