Monday, 13. April 2026
Sport

Shaqiri shkëlqen ndaj rumunëve, dy gola e një asistim kundër FCSB

GS 06/11/2025 1 Min. Lesezeit

Xherdan Shaqiri ishte lojtari më i mirë i ndeshjes në fitoren që Baseli e realizoi të enjten mbrëma në shtëpi ndaj FCSB-së rumune.

Shaqiri realizoi dy gola dhe asistoi në golin e tretë, në fitoren 3:1. 

Ndeshja i takoi xhiros së katërt të fazës së ligës në Ligën e Evropës dhe u zhvillua në stadiumin “St. Jakob-Park”. 

Mysafirët mbetën me një lojtar më pak në fushë nga minuta e 12-të kur me të kuq u ndëshkua Stefan Tranovanu, ndërsa “panenka” e Shaqirit ia dha epërsinë 1:0 Baselit në minutën e 19-të. 

Darius Olaru i barazoi shifrat në minutën e 57-të për rumunët. 

Por në minutën e 73-të, në skenë u shfaq sërish Shaqiri që shënoi nga afërsia për 2:1. Ai realizoi pas topit të kthyer nga shtylla pingule. Ishte goli i tretë në katër ndeshje për Shaqirin në Ligën e Evropës. 

Shaqiri nuk u ndal me kaq. Për ta kompletuar ndeshjen e përkryer, 34-vjeçari asistoi në golin që e shënoi Ibrahim Salah, një minutë para fundit. 

Teilen: