Monday, 13. April 2026
Sport

Goli i Ajzerajt që i solli Dritës fitoren dhe arkën plot me para nga UEFA

GS 06/11/2025 2 Min. Lesezeit

Klubi futbollistik Drita nga Gjilani po përjeton një moment historik në garat evropiane.

Pas fitores 0–1 në udhëtim ndaj skuadrës irlandeze Shelbourne, gjilanasit jo vetëm që shënuan suksesin e parë në Ligën e Konferencës, por edhe siguruan një shumë të majme financiare nga UEFA, transmeton lajmi.net.

Heroi i ndeshjes ishte Almir Ajzeraj, i cili realizoi një gol të bukur nga distanca në pjesën e dytë të takimit, duke i dhënë Dritës tri pikët e para të plota në këtë fazë.

Fitorja e mbrëmshme i ka sjellë klubit 400 mijë euro shpërblim nga UEFA, ndërsa më herët Drita kishte arkëtuar edhe 266 mijë euro falë dy barazimeve të para që i siguruan dy pikë në grup.

Në total, gjilanasit deri më tani kanë grumbulluar pesë pikë, duke u afruar ndjeshëm me zonën e play-off-it, ku në rast kualifikimi do të përfitonin edhe 300 mijë euro shtesë.

Në xhiron e ardhshme të Ligës së Konferencës, Drita do të presë skuadrën shqiptare të Shkëndijës, në një përballje që mund të jetë vendimtare për ambiciet evropiane të klubit nga Gjilani./lajmi.net/

Teilen: