• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, November 7, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Mbrëmje ‘magjike’ në Europë, sukses historik për Dritën në Ligën e Konferencës

06/11/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Drita e Gjilanit ka shijuar fitoren e parë në histori në fazën e ligës të Ligës së Konferencës, duke triumfuar në transfertë me Shelbourne.

“Intelektualët” i arkëtuan pikët e plota me rezultat minimal 0-1, sfidë në të cilën ishin më të mirë në periudhën më të madhe të kohës.

Vendasit ishin me një lojtar më pak që nga minuta e 16-të pasi James Norris bëri një ndërhyrje të ashpër te Ajzerajt, kësisoj u ndëshkua direkt me karton të kuq.

Sidoqoftë, vendasit rrezikuan të parët përmes Ademipo Odubeko, i cili goditi shtyllën.

Ndërkohë, edhe Drita rrezikoi përmes Rron Brojës, që tentoi të shënonte me kokë por goditi traversën.

Ishte Almir Ajzeraj që bëri heroin për mysafirët me një gol nga distanca, me goditjen që u devijua nga dy lojtarët vendas dhe përfundoi brenda rrjetës (57’).

https://streamin.link/v/d1a7bd8c

Vetëm gjashtë minuta më vonë, Drita ishte afër ta dyfishonte epërsinë, por portieri e ndali goditjen me kokë të Soumahoros.

Me këtë fitore të madhe, Drita ngjitët në vendin e 14-të me pesë pikë.

Next Post

Fitore historike e Dritës në Ligën e Konferencës, goli i Ajzerajt mposht Shelbournen

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.