Bajerni i Mynihut fiton brenda 3 diteve 2 herë në Paris, të martën në futboll dhe të enjten në basketboll. Ndeshja e zhvilluar në kryeqytetin francez dhe e trasmetuar në RTSH Sport u fitua nga bavarezet 82-86. Loja nisi menjehere mire për gjermanët që morën avantazhin duke treguar saktësi të madhe në gjuajte dhe freski fizike.
Në periodën e dytë avantazhi arrin deri në 16 pikë dhe duket se gjitçka mori fund. Perioda e tretë nis me 11 pikë diferencë për bavarezët por parisienët me një parcail 14-2 arrijnë të barazojnë 58-58. Që këtu gjithçka u zhvillua në një ekuilibër të bukur mes dy skuadrave ku diferenca nuk i kalonte 2-3 pikë herë në njërin krah dhe herë në tjetrin.
Gjithçka në duart e Hifit nga Parisi dhe Rathan tek Bajern. Në fund dy trepikëshat e Rathan dhe Dinëidi bëjnë që Bajen të krijojë sigurinë në avantazh dhe ta fitojë me 4 pikë diferencë. Ajo që Parisit i mungoi sot ishte pikërisht loja e saj normale, gjuajtjet për tre pikë dhe kundërsulmet e shpeshta.
Me këtë fitore Bajerni ngjitet në vend të 9-të ndërsa Parisi zbret në vend të 11-të. Euroliga do të mbyllë javën e 9-të të premten me ndeshjen Barcelona-Real Madrid që do të vijë për shikuesit në ekranin e RTSH.


