Monday, 13. April 2026
Sport

Shtyhet ndeshja Bora – Trepça

GS 08/11/2025 1 Min. Lesezeit

Ndeshja ndërmjet Borës dhe Trepçës në Superligën e Kosovës në basketboll është shtyrë.

Kjo ndeshje e xhiros së pestë, e paraparë të luhet këtë vikend është shtyrë për një datë të pacaktuar.

Bora ka njoftuar se shkaku i balotazhit të zgjedhjeve lokale, palestra si në Prishtinë ashtu edhe në Mitrovicë janë të zëna.

“Arsyeja e shtyrjes është se për shkak të zgjedhjeve lokale, palestrat “1 Tetori” dhe “Minatori” janë të bllokuara për zhvillim aktivitetesh sportive”, ka shkruar Bora, duke shtuar se data e re e ndeshjes do të publikohet së shpejti.

Bora është ekipi i vetëm këtë sezon në Superligë, që ende nuk di për fitore dhe tashmë ka ndërruar trajner.

Teilen: