Lando Norris me McLaren siguroi “pole position” në pistën e Interlagos, i vlefshëm për Cmimin e Madh të Brazilit nqë Formula 1. Piloti britanik dha kohën 1’09”511, duke qenë më i shpejti në pistë.
I karikuar nga triumfi pak orë më parë në garën sprint, ai dominoi edhe provat zyrtare edhe pse diferenca me rivalët është e ngushtë. I dyti u rendit Kimi Antonelli me Mercedes, ndërsa në vendin e tretë u klasifikua Charles Leclerc me Ferrari.
Në vendin e katërt u rendit Oscar Piastri me makinën tjetër McLaren. Australiani ende nuk po arrin të rikthehet të rimti i dikurshëm, duke qenë më shumë mse 3 të dhjetat i avashtë se shoku i tij i skuadrës.
Isack Hadjar me RB Racing u klasifikua i pesti, surpriza në këto prova, duke lënë pas George Russel me Mercedes (i gjashti). Në “top-10” u renditën edhe Liam Lawson, Oliver Bearman, Pierra Gasly e Niko Hulkenberg.
Në këto prova zyrtare zhgënjyen Lewis Hamilton me Ferrari, që do ta nisë garën nga vendi i 13-të. Akoma më dobët u rendit Max Verstappen me Red Bull, që u klasifikua në vendin e 16-të, duke zhgënjyer në pistë.


