• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, November 10, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Te Ferrari të zhgënjyer: Në Brazil një fundjavë “horror”, do të japim gjithçka deri në fund të sezonit

10/11/2025
in Formula 1
Share on FacebookShare on Twitter

Gara e fundit e Formula 1 në Brazil ishte një dështim total për Ferrari, që nuk mori asnjë pikë në pistën e Interlagos. Të dy pilotët e “kokëkuqes” u detyruan të braktisin para kohë garën pas incidenteve që patën në pistë në xhiron e parë. “Na ka mbetur pjesa e fundit e sezonit, do t’i japim gjithçka”, tha Lewis Hamilton.

Ferrari zbriti në vendin e katërt të botërorit për konstruktorë. “Padyshim një garë për t’u harruar. Pas kontaktit në xhiron e parë, dëmi i pësuar na kushtoi shumë force dhe e bëri pjesën e pasme shumë të vështirë për t’u menaxhuar. Pavarësisht përpjekjeve tona për të gjetur një zgjidhje në fund u detyruam të tërheqim makinën”, tha Hamilton.

“Jam shumë i zemëruar, pasi nuk bëra asnjë gabim. Nuk jam i zemëruar me Kimi ose Piastri, janë incidente që ndodhin. Le të themi se Oscar ishte optimist, por Kimi mund t’i kishte dhënë më shumë hapësirë, ai u kthye sikur McLaren të mos ishte aty”, tha Charles Leclerc, që doli nga pista që në kthesën e parë.

“Është për të ardhur keq që të përfundojmë me një tërheqje nga gara. Është frustruese, duke pasur parasysh se po luftojmë për vendin e dytë në kampionatin e konstruktorëve. Tani do të jetë më e vështirë të sigurojmë atë pozicion dhe do të duhet të përballemi në mënyrë perfekte tre fundjavat e ardhshme për të pasur një shans”, shtoi monegasku.

Next Post

Tuchel humb dy lojtarë për ndeshjet me Serbinë dhe Shqipërinë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.