Friday, 10. April 2026
Sport

Renditja e FIFA-s: Shqipëria humbet 2 pozicione, Kosova ngjitet në vendin e 80-të

GS 19/11/2025 1 Min. Lesezeit

Është publikuar pasditen e sotme renditja e FIFA-s për skuadrat kombëtare, pas përfundimit të ndeshjeve të nëntorit.

Kombëtarja shqiptare ka zbritur 2 pozicione dhe tashmë renditet në vendin e 63-të, ndonëse fitoi me Andorrën dhe u mund nga Anglia në dy ndeshjet e fundit kualifikuese.

Ka fituar 4 pozicione Kosova, që tashmë është ngjitur në vendin e 80 pas fitores përballë Sllovenisë dhe barazimit ndaj Zvicrës.

Brazili fiton 2 pozicione dhe ngjitet në vendin e 5-të, edhe Gjermania dhe Kroacia fitojnë nga një pozicion. Nuk ndryshojnë 4 vendet e para në renditje me Spanjën që zë vendin e parë e ndjekur nga Argjentina, Franca dhe Anglia.

Teilen: