Pas një qëndrimi dyvjeçar në rënie te Mercedes, madje edhe në konkurrencë të drejtpërdrejtë me George Russell, Lewis Hamilton shpresonte të përmirësonte karrierën e tij duke u bashkuar me Ferrari. 7 herë kampioni i botës në Formula 1 rrëfeu se nuk e kishte pritur një përshtatje kaq komplekse në ekip dhe rezultatet e tij janë thjesht një pasqyrim i këtyre vështirësive, me vitin më të keq të karrierës së tij.
Në konferencën për shtyp para garës së katarit, piloti britanik u pyet nëse, duke pasur parasysh këtë sezon të ndërlikuar 2025 dhe nëse mund ta kthente kohën pas, ai prapë do të zgjidhte të largohej nga Mercedes: “Do ta bëja përsëri, absolutisht. Nuk pendohem për vendimin që mora për t’u bashkuar me Ferrarin. E di që duhet kohë për t’u ndërtuar dhe rritur brenda një organizate, por e prisja.”
Hamilton nuk e fshehu faktin se do të ketë shumë punë për të bërë gjatë dimrit për ta rikthyer Ferrari në krye në vitin 2026: “Kemi shumë punë për të bërë, kjo është e sigurt. Do ta analizojmë sezonin dhe ka shumë përmirësime që duhet të bëjmë së bashku. Por unë besoj se mund ta bëjmë dhe shpresoj se do t’i zbatojmë dhe do t’i ofrojmë këto ndryshime, së bashku me një paketë më të mirë për vitin e ardhshëm.”


