Një përpjekje e fundit për të larguar fantazmat dhe frikën e dështimit. Në Abu Dhabi, piloti britanik Lando Norris ka një mundësi të shkëlqyer për të siguruar më në fund një titull, që vetëm disa javë më parë dukej i sigurt.
Por disa gabime bënë që diferenca me rivalët të ngushtohej në 12 pikë me ndjekësit e tij. Pilotit të McLaren i duhet vetëm një vend i tretë për t’u bërë matematikisht kampion bote në një pistë ku fitoi një vit më parë.
Anglezi do të duhet të qëndrojë larg telasheve. Ai mund të renditet qetësisht i treti edhe nëse dy rivalët e tij kryesorë për titull, Max Verstappen e Oscar Piastri, renditen para tij. Pra, një mision i realizueshëm dhe ai mund të fitojë titullin për pilotë.
“Jam i emocionuar,” tha Norris, që më tej shtoi: “Një vit më parë në Yas Marina, fituam kampionatin botëror për konstruktorë dhe këtë vit jemi tashmë kampionë me një tjetër kampionat të rëndësishëm për të fituar”.
“Ka qenë një sezon i jashtëzakonshëm. Kemi një makinë të jashtëzakonshme. Jam krenar për të gjithë në ekip. Do të japim gjithçka në garën e fundit për të arritur një tjetër sukses për McLaren dhe për veten time”, deklaroi Lando Norris.


