Të gjithë kujtojnë tifozët e Ferrari në fillim të vitit 2025, midis xhirove të para në pistën e Fiorano dhe prezantimit në Milano. Ekipi i kuq vinte nga vendi i dytë në kampionatin e konstruktorëve dhe u kishte premtuar tifozëve titullin botëror.
Një valë optimizmi që më pas u përplas në mënyrë katastrofike përgjatë gjithë sezonit 2025 në Formula 1. Makina italiane nuk arriti të shënonte asnjë fitore të vetme në një kalendar me 24 gara (vetëm një fitore në garën sprint në Kinë).
Për vitin 2026, Ferrari nuk do të bëjë të njëjtin gabim dhe nuk do të bëjë asnjë deklaratë publike në lidhje me premtimet. Drejtori i ekipit, Frederic Vasseur, la të kuptohej se donte të mbante një profil të ulët për sezonin e ri.
“Gjatë dimrit nuk duhet të thuash asgjë. Do të jetë një qasje e ndryshme. Do të kalojmë kohë duke diskutuar, duke zhvilluar strategji ose duke folur për të tjerët, por e vërteta është se nuk e dime se çfarë do të ndodhë”, tha Vasseur.
“Nuk dua të humbas energji duke bërë këtë, por dua të përqendrohem tek ekipi, në zhvillimin e makinës, në bashkëpunimin midis Lewis dhe Charles dhe duke u përpjekur të nxjerr më të mirën nga ajo që kemi“, shtoi Vasseur.


