Thursday, 12. February 2026
Formula 1

Michael Schumacher mbetet piloti më i paguar në historinë e Formula 1, ja shifrat

GS 27/12/2025 1 Min. Lesezeit

Ish-piloti gjerman Michael Schumacher, 7 herë kampion bote në historinë e Formula 1, kryeson listën e pilotëve më të paguar në historinë e këtij sporti. Lajmin e konfirmoi “Racing News 365“.

Sipas saj, pasuria neto e Schumacher vlerësohet në 790 milionë dollarë (mbi 670 milionë euro). Gjatë karrierës së tij, piloti gjerman arriti 91 fitore dhe shtatë tituj botërorë.

Schumacher u dëmtua rëndë në një aksident me ski në Meribel të Francës dhe kaloi disa muaj në gjendje kome. Gjendja e tij aktuale shëndetësore mbetet rreptësisht konfidenciale.

Në vendin e dytë është Lewis Hamilton, gjithashtu 7 herë kampion bote në Formula 1, pasuria neto e të cilit ka arritur në 304 milionë dollarë (mbi 258 milionë euro).

Fernando Alonso, piloti spanjoll që aktualisht garon në Formula 1 për Aston Martin, është piloti i tretë më i pasur në historinë e Formula 1, me një pasuri neto të vlerësuar prej 264 milionë dollarësh (mbi 224 milionë euro).

Teilen: