• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, January 13, 2026
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Verstappen: Nuk dorëzohem kurrë, kjo ishte arsyeja pse luftova deri në kthesën e fundit për titull

06/01/2026
in Formula 1
Share on FacebookShare on Twitter

Nëse nuk do të ishte për Max Verstappen, kampionati botëror 2025 në Formula 1 do të kishte qenë një monopol i McLaren, nga gara e parë deri në të fundit. Aftësia e kampionit holandez ishte e dukshme, mbi të gjitha për të maksimizuar rezultatet edhe kur Red Bull nuk ishte pikë referimi.

Verstappen bëri diferencën në menaxhimin e garave të vështira, në aftësinë e tij për të marrë rreziqet e nevojshme për t’u rikuperuar nga një defiçit prej 104 pikësh me nëntë gara të mbetura, dhe në aftësinë e tij për të përfituar nga çdo mundësi edhe nën presion.

Ai kurrë nuk u dorëzua, pasi nuk është në natyrën e tij ta bëjë këtë. Ndaj, qëndrimi i tij u mbështet nga ekipi, i cili u tërhoq dhe më pas i lejoi holandezit të afrohej me Lando Norris dhe Oscar Piastri. “E di që nuk do të dorëzohem kurrë. E di që gjithmonë përpiqem të nxjerr maksimumin nga gjithçka“, tha Verstappen.

“A mund të mposhtem në një garë? Sigurisht, kushdo mund të mposhtet në një garë, por nuk mund të më mposhtësh për 24 gara. Duhet ta kesh këtë cilësi nëse do të luftosh për kampionatin dhe kjo është pjesa më e vështirë“, tha 4 herë kampioni i botës, që do të mbajë numrin 3 sezonin e ri.

“Mentaliteti im ka qenë gjithmonë i njëjtë; ndoshta më është ngulitur që kur isha fëmijë. Kjo është arsyeja pse në fillim të karrierës sime, ndonjëherë ndihesha pak i frustruar sepse nuk ishte e mundur të demonstroja cilësitë e mia për një numër arsyesh, por e dija që ato ishin gjithmonë aty“, tha Verstappen.

Next Post

Sonte Zhegrova dhe Muriqi në qendër të vëmendjes

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.