Mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës Leard Sadriu ka folur për aventurën e tij në elitën e futbollit rumun tek skuadra e Arges Pitești.
Në një intervistë për gazetën rumune Sporturilor Sadriu thotë se është pritur mirë nga drejtuesit e klubit,dhe shpresoj që në rrjedhën e sezonit të punojë sa më fortë për ekipin e Arges Pitesti.
Përndryshe Sadriu ka deklaruar edhe për provokimet e disa tifozëve rumunë të cilët kanë shpalosur pankarta me mbishkrimin “Kosova është Serbi”,dhe mbrojtësi thotë se Kosova ekziston si shtet dhe se ka identitetin e saj pavarësisht se a e pranojnë apo jo disa njerëz.
“Kjo është më shumë për politikë dhe nuk dua të futem në atë pjesë. Ne jemi shtet. Për këtë luajmë dhe prezantojmë vendin tonë. Nuk kemi emër tjetër. Ne jemi Kosova. Kemi flamurin tonë, historinë, identitetin tonë. Jemi vend i pranuar nga FIFA dhe UEFA. Nëse nuk jeni shtet, nuk mund të jeni pjesë e FIFA-s dhe UEFA-s. Nëse vini në vendin tonë e shihni që kemi identitetin tonë. Që ekzistojmë. Unë e di se kush jemi, e di se kemi identitet. Ky është realiteti”
Kujtojmë që Leard Sadriu ka bërë 22 paraqitje për Arges Piresti ku shënoi 3 gola në të gjitha garat.



