Tuesday, 31. March 2026
Sport

Gjysmë ore për Zhegrovën në fitoren e thellë të Juventusit

GS 12/01/2026 1 Min. Lesezeit

Edon Zhegrova luajti për gjysmë ore në fitoren e thellë të Juventusit ndaj Cremoneses.

Juventusi, të hënën mbrëma mposhti 5:0 Cremonesen në Torino, në kuadër të xhiros së 20-të në Serie A.

Zhegrova u inkuadrua në minutën e 60-të në vend të turkut Kenan Yildiz kur rezultati ishte 4:0 në favor të Juventusit.

Për Zhegrovën, kjo ishte paraqitja e nëntë në kampionat, ku ka regjistruar në total 199-të minuta lojë.

Deri më tani, Zhegrova ka 14 paraqitje në të gjitha garat këtë sezon për Juventusin, ku vetëm në dy prej tyre ka qenë startues.

Aktualisht, Juventusi është i katërti në tabelë me 39 pikë të mbledhura.

Teilen: