Tuesday, 31. March 2026
Sport

Gjimshiti gati për Bilbaon në Champions

GS 13/01/2026 1 Min. Lesezeit

Berat Gjimshiti pritet të jetë i gatshëm për lojë qysh javën e ardhshme, kanë raportuar mediumet italiane të martën.

Mbrojtësi i Shqipërisë të hënën iu nënshtrua terapisë pas lëndimit të fundit dhe thuhet se gjendja fizike e tij është ende e pasigurt.

Gjimshiti u dëmtua në ndeshjen e fundit kundër Torinos dhe u detyrua të largohet nga fusha në minutën e 44-të, ndërsa parashikimet ishin se bëhej fjalë për një lëndim të rëndë.

Megjithatë, pasi iu nënshtrua kontrollimeve, u konstatua se Gjimshiti nuk ka fraktura e as dëmtime muskulore por vetëm një mavijosje që kërkon trajtim dhe punë specifike.

Pikërisht, ky lëndim nuk mund të specifikojë kohën e rikthimit të tij të fushë, por tek Atalanta besojnë se Gjimshiti do të jetë gati për duelin kundër Athletic Bilbaos.

Ndeshja Atalanta – Bilbao, zhvillohet më 21 janar në Bergamo dhe i takon fazës së ligës të Ligës së Kampionëve.

Kështu që, Gjimshiti do t’i mungojë Atalantas në ndeshjen kampionale kundër Pisas, që luhet të premten mbrëma.

Teilen: