Shkarkimi i Xabi Alonso-s është shoqëruar nga disa prapaskena. Kështu sipas shtypit spanjoll Florentino Perez ka qenë i indinjuar me trajnerin dhe madje nuk i ka folur pas humbjes së finales. Sipas disa gazetave iberike numri një i Real-it nuk e ka shkarkuar personalisht teknikun. Një gjë të tillë e ka bërë krahu i tij i djathtë, José Ángel Sánchez.
Nga ana tjetër edhe Xabi Alonso nuk është gjendur i befasuar nga ajo çfarë i është komunikuar nga klubi. Sipas “Cadena Ser” trajneri mësohet që të jetë ankuar pranë ndihmësve të tij duke u thënë: “Lojtarëve kurrë nuk mund të kenë kaq shumë fuqi”.


