Skuadra e Interit do të jetë pa mesfushorin Hakan Calhanoglu të paktën për dy javë, kanë njoftuar mediumet italiane të martën.
Calhanoglu ka dëmtuar muskulin e këmbës në barazimin 2:2 kundër Napolit, dhe për këtë arsye do ti mungojë Interit në katër ndeshjet e ardhshme.
Interi do të jetë pa mesfushorin turk në përballjet me Leccen, Udinesen, Arsenalin dhe Pisan kurse mbetet në dyshim edhe ndaj Borussia Dortmundit më 28 janar në kuadër të Ligës së Kampionëve.
Turku 31-vjeçar edhe këtë sezon vazhdon të jetë njëri prej lojtarëve kyç të Interit, ku në 22 ndeshje të luajtura në të gjitha garat, Calhanoglu ka shënuar 8 gola dhe ka bërë 4 asistime.


