• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, January 14, 2026
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Zeneli transferohet te kampioni i Belgjikës

13/01/2026
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Mesfushori Besfort Zeneli, ka bërë hapin më të madh të karrierës së tij duke nënshkruar kontratë afatgjatë me kampionin e Belgjikës, Union Saint-Gilloise.

Zeneli 23-vjeçar, i bashkohet Unionit me efekt të menjëhershëm nga Elfsborgu dhe ka firmosur kontratë deri në qershor të vitit 2030.

I rritur dhe formuar në akademinë e Elfsborgut, Zeneli u dallua që në moshë të re si një lider natyral.

Në vitin 2021, ai pati një sezon të jashtëzakonshëm me ekipin U19, ku si kapiten shënoi 19 gola në vetëm 16 ndeshje.

Debutimin në Allsvenskan e bëri në shtator të vitit 2022, ndërsa në vitin 2024 u shndërrua në një nga shtyllat kryesore të ekipit të parë.

Sezonin e fundit, Zeneli mbante rregullisht shiritin e kapitenit te Elfsborg, klub me të cilin regjistroi gjithsej 93 paraqitje, duke realizuar 5 gola dhe dhënë 15 asistime.

Besforti është vëllai i Arbër Zenelit, furbollistit të Kombëtares së Kosovës.

Ndryshe nga Arbëri, Besforti ka zgjedhur të përfaqësojë Suedinë në nivelin A, pas paraqitjeve me Kosovën U21.

Next Post

Klopp ngrin Realin: Nuk do të kthehem në stol

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.