Lara Colturi është renditur e 16-ta me kohën 58.88 në lëshimin e parë në garën e Flachau(Austri), që po vjen për shikuesit në ekranin e RTSH.
Skiatorja kuqezi bëri një nisje të mirë, por një gabim i mëvonshëm, në një nga portat e pistës, i ka kushtuar shumë në pozicionimin përfundimtarë.
Koha e saj nuk ishte ajo e duhura, ajo që pritej, duke e pozicionuar në një vend aspak komod për të pretenduar një vend në podium.



