Tuesday, 31. March 2026
Sport

Ferizaj forcohet me sulmues nga Kameruni

GS 13/01/2026 1 Min. Lesezeit

Ferizaj ka prezantuar një lojtar të martën mbrëma.

Bëhet fjalë për futbollistin nga Kameruni, sulmuesin Benato Bekima Claude.

“FC Ferizaj me kënaqësi njofton afrimin e Benato Bekima Claude, 19-vjeçar, i cili bashkohet me familjen bardhë e kaltër. Qendërsulmuesi vjen nga FC Riga (Letoni) dhe është gjithashtu pjesë e Kombëtares U21 të Kamerunit”, ka shkruar Ferizaj.

Te Ferizaj presin shumë nga Bekima, të cilin e kanë quajtur “shtysë e rëndësishme për repartin ofensiv dhe një investim me vlerë për të tashmen dhe të ardhmen e klubit tonë”.

19-vjeçari, së fundmi u paraqit për Nevezhis Kedainiai, ekip nga Lituania.

Teilen: