Monday, 30. March 2026
Sport

Klauzola në kontratë që “shkarkoi” shpejt Alonso-n dhe i “kurseu” miliona euro Real-it  

GS 14/01/2026 1 Min. Lesezeit

Për të gjithë ata që u habitën nga “nguti” i treguar nga Real-i për të shkarkuar Alonso-n ka një shpjegim. Sipas medieve spanjolle Real-i kishte një klauzolë në kontratën e bërë me trajnerin sipas së cilës nëse do kishte divorc në mesin e vitit të parë të bashkëpunimit klubi nuk i detyrohej asnjë pagesë trajnerit.

Siç dihet Real-i i pagoi Leverkusenit plot 10 milionë euro për të marrë trajnerin ndërsa paga e tij vjetore ishte 7 mln euro. Duke ndarë rrugët që tani Real-i ka mbyllur këtë kapitull duke paguar plot 17 milionë euro, shifër kjo shumë herë më e ulët nëse Alonso do të largohej nga Madridi në muajt në vazhdim.

Teilen: