Monday, 30. March 2026
Sport

Muçi nuk ndalet, sulmuesi shqiptar shënon 2 gola në Kupën e Turqisë

GS 14/01/2026 1 Min. Lesezeit

Sulmuesi i kombëtares shqiptare, Ernest Muçi vazhdon të shkëlqejë me fanellën e Trabzonsporit dhe sot ka spikatur me dy gola të shënuar në Kupën e Turqisë.

Muçi ka shënuar golin e barazimit të përkohshëm për skuadrën e tij në pjesën e parë, në sfidën në transfertë kundër Istanbulsporit. Ndërsa në pjesën e dytë 24-vujeçari ka gjetur sërish rrugën e rrjetës, duke shënuar golin e tretë për Trabzonsporin, që fitoi takimin me rezultatin 5-1.

Muçi u zëvendësua në minutën e 66-të. Sulmuesi shqiptar ka shënuar 7 gola në kampionatin turk me Trabzonsporin, si dhe dy gola në Kupën e Turqisë, duke konfirmuar momentin e mirë që po kalon në karrierë.

Teilen: