Monday, 30. March 2026
Sport

Trepça fiton thellë ndaj Pejës

GS 15/01/2026 1 Min. Lesezeit

Skuadra e Trepçës ka shënuar fitoren e radhës në Superligën e Kosovës në basketboll.

Të enjten mbrëma, në kuadër të xhiros së 15-të, Trepça mposhti Pejën me mbi 30 pikë dallim.

Dueli i luajtur në palestrën “Minatori” në Mitrovicë, përfundoi me shifrat 98:61, në të mirë të Trepçës.

Kampionia në fuqi, dallimin dhe shkëputjen në rezultat e bëri në çerekun e dytë dhe të tretë, që i fitoi me rezultat 34:17 dhe 25:11.

Trepça e fitoi edhe periudhën e fundit, për ta konfirmuar fitoren dhe dominimin ndaj Pejës, ekip që fitoi vetëm çerekun e parë (18:17).

Batin Tuna me 20 pikë e Mustapha Amzil me 21 pikë e 10 kërcime, ishin më të dalluarit te Trepça kurse te Peja u veçua Alan Herndon me 11 pikë e 12 kërcime.

Trepça mbetet lidere me 27 pikë, katër më shumë se skuadra e Pejës.

 

Teilen: