Botërori i 2026-ës ka nisur për Red Bull pasi pak minuta më parë ka prezantuar në Detroit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës veturën e re.
Sa i përket ngjyrave të zgjedhura është preferuar bluja e errët, ashtu siç ka qenë edhe vetura e viteve të para në Formula 1. Këtë sezon simboli “Ford” është vendosur në një vend të dukshëm pasi shtëpia e motorëve amerikane ka qenë mjaft aktive në prodhimin e disa pjesëve.
“Më sjell ndërmend kaq shumë kujtime të mrekullueshme nga koha kur sapo nisa që të garoja në Formula 1. Mezi pres të ngas një makinë me një pamje krejtësisht të ndryshme. Më duket një veturë e guximshme me një pamje retro”, komentoi Verstappen.


