Këtë fundjavë pritet të zhvillohet xhiroja e 22-të në Premierligën angleze,ku në program pritet të ketë ndeshje mjaft interesante.
Derbi i fundjavës pritet të zhvillohet në “Old Trafford”,ku Manchester United e pret rivalin lokal Manchester City.
“Djajtë e Kuq”synojnë të sigurojnë 3 pikë ndaj rivalëve në mëyrë që të dalin nga kriza,ndërkohë në anën tjetër “Citizens”me fitore synon të mbajë hapin me Arsenalin për pozitën e liderit në Premiership.
Në ndeshjen e parë të sezonit Man City e mposhti bindshëm Man United me rezultat 3:0.
Ndeshja Man United-Man City pritet të zhvillohet të shtunën me fillim nga ora 13:30.
Lideri aktual Arsenal luan në udhëtim kundër Nottingham Forest,ku londinezët synojnë që të vazhdojnë me fitore në mënyrë që të rrisin distancën nga skuadrat tjera,kurse në anën tjetër Nottinghma Forest pikët janë tejet të rëndësishme në luftën për mbijetesë.
Në ndeshjet e tjera që do të luhen në Angli Liverpool e pret në Anfield skuadrën e Burnley-it,kurse Chelsea e pret Brentford-in në Stamford Bridge.
Aston Villa e pret në Villa Park Evertonin,kurse Newcastle United dhe Tottenham Spurs do të takohen kundër Wolverhamptonit respektivisht West Ham United.


