Monday, 30. March 2026
Sport

Partizani, Albion Marku operohet me sukses

GS 16/01/2026 1 Min. Lesezeit

Futbollisti i Partizanit, Albion Marku ka kryer me sukses operacionin, pas dëmtimit që pësoi në ndeshjen e kampionatit ndaj Egnatias. Mbrojtësi i “të kuqve” iu nënshtrua sot një ndërhyrjeje kirurgjikale.

“Shumë shpejt lojtari do të nis edhe fazën e rehabilitimit me një program të detajuar dhe monitoruar nga stafi mjekësor i ekipit.

FK Partizani i uron Markut rikthim sa më të shpejtë në fushën e lojës”, shkruhet në njoftimin e klubit.

Teilen: