Monday, 30. March 2026
Sport

Prishtina kërkon fitoren ndaj Borës

GS 17/01/2026 1 Min. Lesezeit

Sigal Prishtina kërkon të rikthehet te fitorja në kampionat dhe atë kundër Borës.

Dueli Sigal Prishtina – Bora, i takon xhiros së 16-të në Superligën e Kosovës në basketboll.

Kjo përballje, luhet sot në kryeqytet prej orës 17:00, saktësisht në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve.

Prishtina i ka humbur dy ndeshjet e fundit në kampionat dhe po synon fitoren përball Borës, ekip që ka shënuar fitore në dy xhirot e fundit.

Pritet një ndeshje e fortë pasi të dyja skuadrat kërkojnë fitoren në këtë derbi të kryeqytetit.

Si Bora ashtu edhe Prishtina, kanë tubuar nga 22 pikë dhe ndajnë pozitat 4 dhe 5 në tabelë, me pikë të njëjta.

Teilen: