Monday, 30. March 2026
Sport

United – City, derbi i Premier Leagues

GS 17/01/2026 2 Min. Lesezeit

Derbi i parë i Manchesterit për vitin 2026 do të luhet në “Old Trafford”, me skuadrat që janë në pozita krejt të ndryshme.

Natyrisht, xhiroja e 22-të e Premier Leagues do të karakterizohet me derbin e madh ndërmjet Manchester Unitedit dhe Manchester City.

Derbi i Manchesterit zhvillohet të shtunën nga ora 13:30 dhe është njëri prej derbive më të mëdhenj në futbollin anglez.

Teksa City vazhdon luftën për titull kampioni, Unitedi fillon një kapitull të ri nën drejtimin e Michael Carrick.

Unitedi ka pasur telashe të mëdha. “Djajtë e Kuq” javën e kaluar vendosën që t’i ndajnë rrugët me trajnerin portugez, Ruben Amorim.

Pas largimit të Amorimit, për dy ndeshje Unitedin e drejtoi ish-mesfushori, Darren Fletcher.

Të dielën e kaluar, nën drejtimin e Fletcherit, Unitedi u eliminua nga Kupa FA.

Të martën, Manchester Unitedi vendosi që anglezin Michael Carrick ta vendosë në krye të shtabit teknik deri në përfundimin e edicionit 2025/26.

Unitedi shpreson që me trajnerin e ri të ketë rezultate pozitive në elitë.

Aktualisht, Unitedi, ka mbetur prapa. Ka 32 pikë dhe e zë vendin e shtatë.

City qëndron dukshëm më mirë në renditje. Ka 43 pikë në pozitën e dytë.

Lider është Arsenali me gjashtë pikë më tepër.

Teilen: