Monday, 30. March 2026
Sport

Juventus do vetëm francezin Mateta, asnjë ofertë për sulmuesin En-Nesyri

GS 17/01/2026 1 Min. Lesezeit

Strategjia e Juventusit për forcimin e sulmit është e qartë dhe deri tani nuk ka asnjë ofertë bardhezi për lojtarin e Fenerbahçes, Youssef En-Nesyri. Drejtuesit e klubit torinez janë të fokusuar vetëm te një pistë për t’i plotësuar dëshirën trajnerit Spalletti.

Jean-Philippe Mateta është objektivi i vetëm i Juventusit në këtë moment dhe të gjitha përpjekjet po bëhen për të veshur bardhezi lojtarin e Crustal Palace. Të gjitha alternativat e tjera janë në plan të dytë dhe kanë pak shanse të konkretizohen, sidomos në sesionin e merkatos së janarit.

Sulmuesi 28-vjeçar i Palace, i cili ka ngjallur interes edhe për klubet e tjera të Premier League, shihet si lojtari adapt për të përforcuar repartin e avancuar nga trajneri i Juventus, Luçiano Spalletti. Nga dita në ditë priten zhvillime konkrete në lidhje me këtë pistë.

Teilen: