Monday, 30. March 2026
Sport

Kupa e Afrikës/ Salah humbet penalltinë, Nigeria mposht Egjiptin dhe zë vendin e tretë

GS 17/01/2026 1 Min. Lesezeit

Nigeria përfundoi e treta në Kupën e Kombeve të Afrikës, pasi ka mposhtur në finalen e vogël Egjiptin, pas gjuajtjes së penalltive.

Në ndeshjen për vendin e tretë, Osimhen dhe shokët e tij të ekipit mposhtën Egjiptin me penallti pasi koha e rregull përfundoi në barazim 0-0, shifra që nuk ndryshuan edhe pas kohës shtesë prej 30 minutash.

Penalltia e sulmuesit të Atalantës, Lookman, rezultoi vendimtare, ndërsa lojtari yll i Egjiptit, Mohamed Salah, e la në baltë skuadrën e tij. Nigeria fioi 4-2 ruletën e penalltive. Nesër, zhvillohet finalja midis Senegalit dhe Marokut.

Teilen: