Monday, 30. March 2026
Sport

Rosenior debuton me fitore në Premier League

GS 17/01/2026 1 Min. Lesezeit

Trajneri i ri i Chelseat, Liam Rosenior, ka debutuar me fitore në elitën e futbollit anglez.

Chelsea me anglezin 41-vjeçar në krye të skuadrës, të shtunën fitoi 2:0 ndaj Brentfordit, në xhiron e 22-të.

Joao Pedro në minutën e 26-të dhe Cole Palmer në minutën e 76-të nga penalltia, i shënuan golat e fitores për “blutë”.

Chelsea ka 34 pikë dhe i afrohet zonës së “Championsit” për edicionin tjetër. E ka një pikë më shumë se Brentfordi.

Teilen: