Monday, 30. March 2026
Sport

Ramadani mbetet te Lecce, rinovon kontratën

GS 18/01/2026 1 Min. Lesezeit

Mesfushori Ylber Ramadani nuk do të largohet nga Lecce, të paktën deri në vitin 2027.

Mediumet italiane, kanë raportuar se Ramadani ka arritur marrëveshje me Leccen për rinovimin e kontratës.

Kontrata aktuale i skadon atij këtë verë, ndërsa thuhet se ka marrëveshje për ta rinovuar edhe për një vit, gjë që do të zyrtarizohet së shpejti.

29-vjeçari, vlerësohet lartë te Lecce, ekip që iu bashkua në vitin 2023.

Këtë sezon, futbollitsi i Shqipërisë ka 20 paraqitje në të gjitha garat për ekipin italian.

Teilen: