Monday, 30. March 2026
Sport

Ballkani humb miqësoren e parë në Antalia

GS 18/01/2026 1 Min. Lesezeit

Ballkani i Suharekës ka pësuar disfatë nga skuadra që garon në Kategorinë e Dytë të Çekisë, Zbrojovka Brno.

Suharekasit pësuan disfatë të dielën më rezultat 2:1.

Ndeshja miqësore u zhvillua në Antalia të Turqisë, ku Ballkani është duke i zhvilluar përgatitjet për stinorin pranveror të Superligës së Kosovës në futboll.

Golin e vetëm për Ballkanin e shënoi Albert Diene në minutën e 40-të.

Kjo ishte miqësorja e parë e Ballkanit në Antalia të Turqisë.

Teilen: