Monday, 30. March 2026
Sport

Ferizaj forcohet me qendërmbrojtësin Turkaj

GS 18/01/2026 1 Min. Lesezeit

FC Ferizaj ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me futbollistin Rudolf Turkaj, i cili të dielën i është bashkuar ekipit të ri.

Turkaj është qendërmbrojtës, me përvojë të madhe në futbollin vendor dhe ndërkombëtar, ka shkruar Ferizaj, ekip që përforcimit të ri i ka dëshiruar suksese.

Turkaj ka qenë pjesë e klubeve si Laçi në Shqipëri, Martigues (Francë), Suhareka (Kosovë), ndërsa së fundmi ka luajtur me Istiqol, ku është paraqitur edhe në Champions League të Azisë.

Gjithashtu, Rudolf Turkaj ka qenë pjesë e Kombëtares A të Shqipërisë, ku ka regjistruar edhe 2 paraqitje zyrtare.

Teilen: