Monday, 19. January 2026
Sport

Bashkimi fiton në Prizren kundër Rahovecit 029

GS 18/01/2026 1 Min. Lesezeit

Skuadra e Bashkimit ka shënuar fitoren e radhës në Superligën e Kosovës në basketboll.

Të dielën, në kuadër të xhiros së 16-të, Bashkimi e mposhti skuadrën e Rahovecit 029.

Në palestrën “Sezai Surroi” në Prizren, Bashkimi triumfoi me shifrat 90:70 për ta thelluar krizën e Rahovecit 029.

Me këë fitore, Bashkimi mbetet i dyti në tabelë me 27 pikë, dy më pak se Trepça që është lidere.

Në anën tjetër, Rahoveci 029 mbetet i fundi me 21 pikë pasi regjistroi humbjen e pestë rresht në kampionat.

Rahoveci 029 ishte kundërshtar i barabartë për Bashkimin vetëm në dy çerekët e parë, përpara se ekipi nga Prizreni të reagojë në dy periudhat e fundit për fitoren bindëse.

Lejson Zeqiri me 21 pikë, 6 kërcime e 6 asistime ishte më efikasi te Bashkimi kurse te Rahoveci 029 u dallua Bardh Rexha me 19 pikë e 4 kërcime.

Te Rahoveci 029 në postin e trajnerit debutoi Goran Samarxhiev, i cili ditë më parë e zëvendësoi Bujar Locin e larguar.

Teilen: