Çfarë po ndodh me Florin? Fifi jep përgjigjen e papritur
Fifi ka folur pa filtra për raportin e saj me Flori Mumajesin në intervistën me Grida Dumën në Grida Duma Podcast, duke ndalur te mungesa e tij e gjatë nga muzika dhe heshtja që e rrethon.
E pyetur nga Grida Duma se çfarë po ndodh me Flori Mumajesin dhe botën e tij artistike, Fifi u shpreh se nuk ka asnjë informacion të sigurt për të.
“Unë nuk e di fare as ça bën Flori, as si është Flori. Kam pyt, por përgjigjet që kam marrë s’më kanë pëlqy,” tha ajo, duke shtuar se pa folur vetë me të, nuk i beson asgjëje që thuhet.
Sipas Fifit, rreth Florit qarkullojnë shumë fjalë që shpesh dalin të pavërteta. “Thuhen shumë llafe dhe dalin të mos jenë të vërteta,” u shpreh ajo gjatë bisedës. Në një nga momentet më emocionale të intervistës, Fifi e quajti Flori Mumajesin “muzën time artistike përjetësisht”, duke pranuar se mes tyre komunikimi është i ndërprerë.
“I kam të bllokuara nga ai muret e komunikimit, nuk e di pse, por unë uroj shumë që ai të jetë mirë”, tha këngëtarja.
Ajo theksoi se urimi i saj shkon përtej muzikës. “Jo vetëm muzika; ai si njeri. Lum ata që e kanë pas rastin me nejt me të”, tha Fifi, duke e përshkruar Florin si një person “dhënës”.
Fifi la të kuptohet se zhgënjimi mund të ketë ndikuar në tërheqjen e tij.
“Është i zhgënjyer nga mosmarrja, prandaj është mbase në atë gjendje që është”, u shpreh ajo, duke shtuar një tjetër këndvështrim mbi heshtjen e gjatë të artistit.
Rrëfimi i Fifit në Grida Duma Podcast riktheu vëmendjen te Flori Mumajesi, një nga emrat më të dashur të muzikës shqiptare, mungesa e të cilit vazhdon të ngjallë interes dhe pikëpyetje te publiku.
