Barcelona ndalet nga Sociedadi
Real Sociedadi ka ndalur serinë pozitive të skuadrës së Barcelonës.
Në kuadër të xhiros së 20-të në La Liga, Sociedadi në shtëpi ka mposhtur Barcelonën.
Ndeshja e luajtur të dielën mbrëma në “Anoeta Stadium” në San Sebastian, Real Sociedadi ka triumfuar me shifrat 2:1.
Me këtë fitore, Sociedadi ngrihet në pozitën e tetë në tabelë me 24 pikë kurse Barcelona mbetet lidere me 49 pikë, një më pak se Real Madridi që renditet i dyti.
Mikel Oyarzabal (32’) dhe Goncalo Guedes (71’), shënuan golat për fitoren e madhe të Sociedadit.
Në fakt, Guedes asistoi te goli i parë kurse për Barcelonën golin e nderit e realizoi Marcus Rashford në minutën e 70-të pas asistimit të Lamine Yamalit.
Sociedadi ndeshjen e mbylli me një lojtar më pak pasi në minutën e 88-të, Carlos Soler u përjashtua nga loja me karton të kuq pas intervenimit të VAR-it.
