Monday, 19. January 2026
Sport

Vedat Muriqi në garë për “Këpucën e Artë”

GS 19/01/2026 2 Min. Lesezeit

Sulmuesi i Mallorcas, Vedat Muriqi, është i pesti në renditjen e përkohshme për Këpucën e Artë, pas Harry Kane, Erlind Haaland, Kylian Mbappe dhe Igor Thiago.

Sulmuesi nga Kosova ka shënuar 14 gola në ligë, është i dyti pas Kylian Mbappes së Real Madridit me 19 gola, shkruan “Ultima Hora” të hënën.

“Hat-tricku” i realizuar kundër Bilbaos, që ishte i pari që kur iu bashkua Mallorcas, i ka dhënë një shtytë të madhe në garën për Këpucën e Artë.

“Pirati” është ngjitur në krye të renditjes për Këpucën e Artë, që i jepet golashënuesit më të mirë në ligat evropiani përmes një sistemi pikësh sipas nivelit të ligës.

Pikët e dyfishta të dhëna për golat e shënuar në La Liga, nënkuptojnë se sulmuesi i Mallorcas ka grumbulluar tashmë 28 pikë, duke e vendosur atë në vendin e pestë në renditje, i barabartë me serbin Darko Lemajiq, lojtarin e RFS Letonia, i cili ka shënuar 28 gola në ligën modeste të Letonisë.

Muriqi ka vetëm katër lojtarë të tjerë përpara tij në garën për Këpucën e Artë këtë edicion. Lider është Harry Kane i Bayernit me 42 pikë, i ndjekur nga Erlind Haaland i Manchester Cityt me 40 pikë.

Pas Haalandit është Kylian Mbappe i Real Madridit me 38 pikë, derisa Igor Thiago i Brentfordit me 32 pikë.

Teilen: