Monday, 19. January 2026
Sport

City prezanton Guehin

GS 19/01/2026 1 Min. Lesezeit

Marc Guehi është futbollisti më i ri i Manchester Cityt.

Skuadra angleze, të hënën e ka zyrtarizuar dhe prezantuar mbrojtësin e Anglisë, të cilin e transferoi nga Crystal Palace.

Guehi ka firmosur kontratë deri në verën e vitit 2031 me Cityn, ekip që për transferimin e tij thuhet se ka paguar 25 milionë euro.

Ai te City do ta bartë fanellën me numrin 15 kurse do të ketë pagë javore prej 350 mijë eurosh.

Teilen: