Nba All Star Game/ Pas 21 vitesh radhazi, LeBron James nuk do të jetë titullar
Pas 21 sezonesh radhazi, LeBron James nuk do të jetë titullar në All Star Game. Pesëshet për ndeshjen e yjeve të basketbollit amerikan janë bërë publike dhe lajmi sigurisht që është mungesa 41-vjeçarit të Los Angeles Lakers.
Kampioni James luan sezonin e 23-të në Nba dhe që prej sezonit tyë dytë ka qenë gjithmonë mes 5 të parëve. All Star Game 2026 do të luhet më 15 shkurt në “Intuit Dome” të Inglewood, arena e Los Angeles Clippers.
LeBron gjithsesi ka mundësinë për t’u zgjedhur si rezervë, tani “topi” kalon te trajnerët e Nba-së, që do të përcaktojnë 14 zgjedhjet e tjera, nga 7 për çdo Conference. Njoftimi për organikat e kompletuara do të jepet më 1 shkurt.
LeBron James këtë sezon ka luajtur 24 ndeshje deri tani, duke regjistruar mesatarisht 22.6 pikë, 6.9 asiste dhe 5.9 ribaunde për ndeshje. Ai ka qenë 3 herë Mvp, lojtari më i mirë i ndeshjes së yjeve. Përbërja e skuadrave:
EST: Cade Cunnigham (Detroit), Jalen Brunson (New York), Tyrese Maxey (Philadelphia), Jaylen Brown (Boston), Giannis Antetokounmpo (Milwaukee).
OVEST: Steph Curry (Golden State), Shai Gilgeous-Alexander (Oklahoma City), Luka Doncic (Los Angeles Lakers), Victor Wembanyama (San Antonio), Nikola Jokic (Denver)