Botërori i skive në RTSh/ Colturi mbyll zbritjen e parë në Kronplatz, skiatoria kuqezi larg podit
Lara Colturi mbylli me kohën 1:16.42 zbritjen e parë të saj në disiplinën e slalomit gjigant në ndalën e radhës së Kupës së Botës.
Skiatoria shqiptare u rendit e 22-ta pasi ishte +2.88 më e ngadaltë krahasuar me lideren e kësaj etape, Sara Hector. Suedezja arriti që të intepretonte më mirë këtë pistë duke përfunduar zbritjen e parë në vetëm 1:13.54.
Sa i përket podit momentalisht plotësohet nga Camille Rast (1:13.69) dhe Julia Scheib (1:13.93). Të apasionuarit e skive nuk duhet që të humbin ditën e sotme zbritjen e dytë të Lara Colturi-t, e cila nis në orën 13:30 në RTSH Sport HD.
Teilen: