Tuesday, 20. January 2026
Sport

Mallorca mbanë “Piratin”, refuzon Fenerbahçen

GS 20/01/2026 1 Min. Lesezeit

Vedat Muriqi do të mbetet pjesë e skuadrës së Mallorcas, të paktën deri në fund të këtij sezoni.

Drejtuesit e klubit spanjoll, të martën kanë marrë vendim për të ardhmen e sulmuesit të Kosovës, të cilin duan ta mbajnë në ekip, kanë bërë të ditur mediumet në Turqi.

Kështu që, Mallorca ka refuzuar ofertën zyrtare të Fenerbahçes, duke e informuar ekipin turk se Muriqi nuk është në shitje, të paktën gjatë afatit kalimtar të janarit.

Fenerbahçe kishte ofruar 12 milionë euro për transferimin e Muriqit këtë muaj por te Mallorca e shohin 31-vjeçarin si njërin prej lojtarëve kryesor të ekipit, dhe tashmë kanë njoftuar skuadrën turke për vendimin e marrë.

Muriqi ka kontratë me Mallorcan deri në verën e vitit 2029, ndërsa javën e shkuar në një intervistë kishte pranuar se dëshira e tij është që ta mbyllë karrierën te kjo skuadër.

Atij i duhen edhe shtatë gola për t’u bërë golashënuesi më i mirë në histori të Mallorcas, ekip për të cilin këtë sezon ka realizuar 14 gola në kampionat.

Teilen: