Tuesday, 20. January 2026
Sport

ENBL, Sigal Prishtina luan në Estoni

GS 20/01/2026 1 Min. Lesezeit

Basketbollistët e Sigal Prishtinës do ta luajnë ndeshjet e dytë këtë muaj në kuadër të ligës ENBL.

Sot, prej orës 19:30, Sigal Prishtina luan në udhëtim kundër skuadrës nga Estonia, Keila Coolbet, ndeshje kjo që i takon xhiros së radhës të fazës grupore.

Bazuar në formën e skuadrave që e kanë treguar këtë sezon në këtë ligë, Sigal Prishtina vlerësohet favoritë përball Keilas.

Keila ka regjistruar shtatë humbje në po aq ndeshje të luajtura dhe me shtatë pikë renditet në pjesën e poshtme të tabelës, ndërsa Sigal Prishtina ka 11 pikë pasi në shtatë duele ka regjistruar katër fitore e tri humbje.

Ndërkohë, më herët ka filluar edhe ndeshja ndërmjet Iraklisit dhe Pejës në Greqi, ku ekipi vendas vlerësohet favorit.

Iraklisi ka vetëm një humbje karshi pesë fitoreve derisa Peja ka vetëm një fitore e katër humbje në pesë ndeshje të luajtura.

Teilen: