Tuesday, 20. January 2026
Sport

Hadërgjonaj në ekipin e xhiros në Turqi

GS 20/01/2026 1 Min. Lesezeit

Reprezentuesi i Kosovës, Florent Hadërgjonaj po e vazhdon shkëlqimin e tij në Superligën e Turqisë.

Falë paraqitjes fantastike edhe në ndeshjen e fundit të Alanyasporit, Hadërgjonaj ka gjetur veten në 11-shen më të mirë të javës.

Hadërgjonaj është përfshirë në formacionin e xhiros së 18-të pasi në humbjen e ekipit të tij nga Fenerbahçe 3:2 ishte më i dalluari, me një gol dhe një asistim.

Për paraqitjen e tij, Hadërgjonaj është vlerësuar me notën 8.5 dhe është futbollisti i vetëm shqiptar në Superligën turke që ka zënë vend në 11-shen më të mirë të xhiros së fundit.

31-vjeçari ka 5 gola e 4 asistime këtë sezon për Alanyasporin në të gjitha garat.

Teilen: