Tuesday, 20. January 2026
Sport

Henboll, Muçolli rikthehet te Rahoveci

GS 20/01/2026 1 Min. Lesezeit

Hendbollisti i Kombëtares së Kosovës, Jon Muçolli është rikthyer te Rahoveci pas aventurës në Emiratet e Bashkuara Arabe.

KH Rahoveci, të martën ka njoftuar për kthimin e Muçollit, duke e kthyer në ekip pëe pjesën e mbetur të sezonit.

“Kemi nderin të konfirmojmë rikthimin e mega yllit të hendbollit, Jon Muçollit, në klubin tonë”, ka shkruar Rahoveci.

“Për KH Rahovecin, Joni është një margaritar i vërtetë i triumfeve të së kaluarës si dhe diamanti që do të shkëlqejë për sukseset e këtij sezoni, ku synojmë trofe të dyfishtë: Titullin e tretë dhe Kupën e parë”.

Muçolli në muajin shtator të vitit të shkuar u transferua në Emiratet e Bashkuara Arabe, te skuadra Mleha Handball.

Teilen: